26 Prill 2024

Komandanti i KFOR-it u takua me shefin e misionit të Eulex-it

Prishtinë, 21 tetor - Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo, sot priti në një takim shefin e misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë (EULEX), shkëlqesinë e tij ambasadorin Gabriele Meucci, në kampin \"Film City\" shtabin qëndror të KFOR-it të NATO-s në Prishtinë.

Gjenerali Figliuolo dhe ambasadori Meucci diskutuan për ngjarjet e fundit dhe zhvillimet në lidhje me situatën aktuale të sigurisë në rajon, në fushën e procesit të riorganizimit të EULEX-it që do të zhvillohet në bazë të mandatit të ri, të caktuar nga Bashkimi Evropian, i vlefshëm deri më 14 qershor 2016.

Gjatë takimit, Gjenerali Figliuolo dhe Ambasadori Meucci theksuan bashkëpunimin efektiv në mes të KFOR-it dhe EULEX-it. KFOR-i, në kapacitetin e tij si reagues i tretë, siguron një mjedis të qetë dhe të sigurt në Kosovë në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ai ka pasur dhe vazhdon të ketë një marrëdhënie të fortë dhe të suksesshme të punës me EULEX-in, i cili vepron si reagues i dytë.

Përpjekja e përbashkët e dy organizatave, nga udhëheqësia e deri në terren, ishte e dobishme në trajtimin në mënyrë efektive të ngjarjeve të rëndësishme që kanë ndodhur në Kosovë në kohët e fundit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)