29 Mars 2024

Arrestohen katër persona të dyshuar për kontrabandim me migrantë

Prishtinë, 2 tetor –  Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar pas hetimeve intensive disa mujore, sot ka realizuar një operacion të gjerë policor që ndërlidhet me veprimtarinë kriminale të një grupi mirë të strukturuar, i cili dyshohej se në vazhdimësi merrej me kontrabandim të migrantëve për në shtetet e perëndimit.

Operacioni policor i koduar me emrin “SHKËMBIMI” është realizuar në disa rajone, duke përfshirë atë të Gjilanit, Ferizajt, Prizrenit dhe Pejës (në pesë lokacione), e që ka rezultuar me arrestimin e grupit kriminal në përbërje prej katër personave të dyshuar.

Të dyshuarit tanimë të arrestuar janë:

 

1.      A. K.  viti i lindjes - 1988  - Kosovar/shqiptar

2.      S.   J.   viti i lindjes  -1970  - Kosovar/shqiptar

3.      R.  S.   viti i lindjes - 1974  - Kosovar/shqiptar

4.      N. S.   viti i lindjes  -1980  - Kosovar/shqiptar

 

Të dyshuarit për këtë veprimtari të kundërligjshme dyshohej se përdornin metoda nga më të ndryshmet, duke përfshirë bashkëpunimin edhe me persona të dyshuar nga Serbia dhe Hungaria, të cilët për përfitime materiale të kundërligjshme ua rrezikonin jetën viktimave - qytetarëve kosovar.       

Ky grup gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie kriminale ka shfrytëzuar rrugët nga Kosova përmes Serbisë për të vazhduar në Hungari, me qëllim që pastaj nga aty të vazhdonin për në destinacione tjera të shteteve të BE-së.

Për transportimin e viktimave ky grup kriminal përdorte vetura të ndryshme si dhe linjat e rregullta të autobusëve të cilët kanë qarkulluar nga Republika e Kosovës për në Serbi.

Përfitimet e kundërligjshme të këtij grupi për një migrant dyshohej se silleshin  nga një mijë e shtatëqind (1.700) euro deri në dy mijë e treqind (2.300) euro, varësisht destinacionit të fundit.

Vlen të potencohet se gjatë procesit të hetimeve Policia e Kosovës ka bashkëpunuar me Policinë e Hungarisë dhe si rezultat i këtij hetimi dhe bashkëpunimi deri më tani  janë identifikuar mbi tridhjetë (30) viktima të këtij krimi të cilët i përkasin rajoneve të ndryshme të Kosovës e që ishin mashtruar nga ky grup kriminal.

Gjatë këtij operacioni policor  si prova materiale janë sekuestruar:

 

    1- (një) pushkë-karabinë model M 48 kalibër 7.9 mm
    42- (dyzet e dy) fishekë të kalibrit të ndryshëm;
    9- (nëntë) telefona celular;
    15 (pesëmbëdhjetë) SIM kartela të telefonave të operatorëve të ndryshëm;
    2- (dy)  USB;
    1- (një) pasaportë dhe dokumente të tjera të ndryshme që mund të përdoren si prova materiale.
 
Personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për të vazhduar me procedura të mëtejme gjyqësore, ndërsa hetimet ndaj këtij rasti janë në vazhdimësi për të identifikuar edhe të dyshuar të tjerë të mundshëm.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj luftës së të gjitha veprimtarive të kundërligjshme, duke përfshirë edhe kontrabandimin me migrantë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)