25 Prill 2024

Çeku priti një delegacion të NATO-s

Prishtinë, 2 tetor –  Ministri në largim i FSK-së, Agim Çeku së bashku me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastratin pritën një delegacion të NATO-s.

Ministri në largim i FSK-së,  Agim Çeku së bashku me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastratin, sekretarin e Përhershëm Shkelzen Sylaj pritën sot, në ambientet e Ministrisë së FSK-së, një delegacion të NATO-s, të prirë nga z. Richard Froh, zëvendës asistent i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për operacione.

Temë e takimit të sotëm ishte vazhdimi dhe thellimi i bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet Ministrisë së FSK-së dhe NATO-s.
Ministri Çeku, me këtë rast falënderoi NATO-n për mbështetjen e përgjithshme që ata po japin në ngritjen profesionale të FSK-së, si dhe e njoftoi, z. Froh, me të arriturat e përgjithshme, perspektivën e FSK-së dhe bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)