23 Prill 2024

Filloi punën nënstacioni policor në Orllan

Orllan, 1 tetor  – Sot nga ana e drejtorit rajonal të policisë së Prishtinës nënkolonel Rexhep Sijarina si dhe stafit të tij, në një ceremoni rasti, solemnisht u përurua fillimi i punës së nënstacionit policor në Orllan i cili do të funksionoj në kuadër të stacionit policor të Podujevës.

Hapja e këtij nënstacioni është edhe një hap më shumë në drejtim të përafrimit të mëtejmë të raporteve polici – qytetar, me qëllim ngritjen e nivelit të sigurisë bashkëpunimin e ndërsjellë që në fokus ka parandalimin e veprave të kundërligjshme dhe ofrim cilësor të shërbimeve të sigurisë.

Puna patrulluese në këtë zonë do të organizohet në forma të ndryshme duke iu adaptuar rrethanave të terrenit si dhe faktorëve të tjerë të rëndësishëm pasi që resurset e nevojshme njerëzore, mbështetja logjistike me automjete si dhe biçikleta të nevojshme për patrullim i janë dhënë në dispozicion këtij nënstacioni.

Për më shumë ky nënstacion do të jetë në funksion të plotë  me punë prej 24 orësh dhe me kapacitetet e veta do të ofroj siguri për 19 fshatra të komunës së Podujevës  me rreth 10 mijë banorë.

Drejtoria rajonale e policisë së Prishtinës është e përkushtuar që të realizoj të gjitha synimet dhe objektivat e parashtruara para sajë me qëllim ngritjen e cilësisë së punës policore dhe përmbushjen e detyrave të përgjithshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)