18 Prill 2024

Arrestohen katër persona për krim të organizuar

Prishtinë, 1 tetor - Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit sot në orët e hershme të mëngjesit, duke zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Pejë, ka realizuar një operacion policor me ç’rast ka arrestuar katër persona të dyshuar me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale ‘krim i organizuar, ‘keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi’, ‘kontrabandim dhe shmangie nga tatimi’.

Personat e arrestuar janë:  G. V. i lindur me 1962; M.V. e lindur me 1966; S. G. i lindur me 1958; F. V.  i lindur me 1965.

Operacioni policor ka filluar duke  bastisur disa objekte të ndryshme në 5  lokacione të ndryshme në komunën e Pejës kryesisht në vendbanimet e personave të lartcekur, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se gjatë periudhës kohore 2006-2008 kanë kryer veprat penale ‘krim i organizuar’, ‘keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi’, ‘kontrabandim dhe shmangie nga tatimi’, duke vepruar si grup i organizuar në periudhën kohore 2006 -2008 kanë kontrabanduar sasi të mëdha të naftës dhe derivateve të saj nga Mali i Zi në Kosove pa paguar detyrime doganore dhe taksat tjera.

Në operacion kanë marrë pjesë dhe kanë asistuar edhe zyrtarë kompetentë nga Dogana e Kosovës dhe Administrata e Kosovës.

Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer  në konsultim me prokurorin  kompetent dhe ndaj  të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera hetimore.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)