18 Prill 2024

BE mbështet Prokurorin e Shtetit dhe Policinë e Kosovës

Prishtinë, 1 tetor – Është nënshkruar marrëveshja në mes të Prokurorit të Shtetit, Policisë së Kosovës dhe Projektit të BE-së ”Forcimi i kapaciteteve hetuese penale, kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, për mbështetjen e Prokurorit të Shtetit dhe Policisë së Kosovës në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kjo marrëveshje është nënshkruar nga Zëvendës Kryeprokurorja e Prokurorit të Shtetit, Laura Pula, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës për Operativë, Naim Rexha dhe Niels Stransky, udhëheqës i projektit.

Projekti parasheh hartimin e një marrëveshje kornizë të detyrueshme për të përmirësuar, standardizuar dhe harmonizuar bashkëpunimin dhe koordinimin në mes të hetuesisë së Policisë së Kosovë dhe Prokurorit të Shtetit. Po ashtu, projekti duhet të funksionojë si mjet zbatues për strategjinë kombëtare të bashkëpunimit ndërinstitucional në luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Objektivat e këtij projekti janë hartimi i një doracaku të përbashkët që përshkruan dhe përcakton bashkëpunimin në mes të Prokurorit të Shtetit dhe Policisë së Kosovës, përpunimin e planeve hetuese të unifikuara, hartimin e udhëzimeve të veçanta për aplikimin e masave të fshehta të cilat përdoren nga prokurorët dhe policia, përmirësimin e menaxhimit të cilësisë së hetimeve etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)