29 Mars 2024

UNDP lanson raportin e zhvillimit njerëzor në Kosovë

Prishtinë, 30 shtator - Programi i Kombeve të Zhvilluara për Zhvillim sot do të lansojë Raportin e Zhvillimit Njerëzor në Kosovë  2014 të titulluar “Migrimi si forcë për zhvillim”.

Nikoqir i ngjarjes do të jetë Koordinatori i OKB-së për Zhvillim dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP-së, Andrew Russell, ndërsa të pranishmëve do t’u drejtohen me fjalë rasti edhe Zëvëndës Ministri i Diasporës, Qerim Bajrami, Drejtori i SDC-së, Markus Baechler, dhe Udhëheqësi i Zyres së IOM-it, Jorge Baca.

Ky raport, i teti me radhë, i Zhvillimit Njerëzor në Kosovë trajton lidhjet sfiduese ndërmjet migrimit dhe zhvillimit njerëzor. Raporti analizon ndikimin e migrimit në demografi, ekonomi, përfshirje sociale, arsim, shëndetësi dhe pjesëmarrje publike.

Prezantimi do të transmetohet drejtpërsëdrejti përmes live streaming në të gjitha Ambasadat e Kosovës apo/dhe Zyrat Diplomatike me diasporë më të madhe kosovare. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)