23 Prill 2024

Arrestohen dy persona të dyshuar për ‘kontrabandim me migrant’

Prishtinë, 29 shtator - Sot rreth orës 09:20, në vijën dalëse të pikëkalimit kufitar Dheu i Bardhë, që lidh Republikën e Kosovës me Serbinë, njësitet policore kufitare kanë realizuar një operacion taktik, me qëllim të parandalimit të migrimit ilegal, operacion ky i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar (N. H. egjiptian, 1991) për ‘kontrabandim me migrant’.

Personi i dyshuar tanimë i arrestuar është ndalur në vijën dalëse duke drejtuar veturën e tij kombi Mercedes me targa –KS -, në të cilën gjendeshin edhe nëntë (9) persona, te gjithë nga komunitet egjiptian i Kosovës prej të cilëve katër (4) persona të rritur dhe pesë (5) fëmijë që dyshohet të jenë viktima të kontrabandimit.

Si vazhdimësi e punës policore lidhur me rastin janë intervistuar viktimat e moshës madhore, të cilët deklarojnë se qëllimi përfundimtar i udhëtimit të tyre ka qenë që të dalin në vendet e BE-së.

Sipas marrëveshjes me të dyshuarin, viktimat dyshohet se kanë paguar një shumë prej pesëqind (500) euro, për t’i dërguar deri në qytetin e Nishit të Serbisë dhe pastaj prej aty të vazhdojnë në drejtim të Hungarisë me organizim të vetin.

Viktimat pasi që janë intervistuar, të njëjtëve u është refuzuar dalja për arsye se nuk i plotësojnë kushtet për të udhëtuar në vende të BE-së ashtu siç kishin planifikuar.

           Në konsultim me prokurorin kujdestar të krimeve të rënda në Gjilan, personi i dyshimtë ndalohet për të vazhduar me procedurat tjera ligjore, ndërsa automjeti i tije i konfiskohet përkohësisht.

Po ashtu sot Njësia e Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare, me autorizimin e prokurorit kompetent nga Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka arrestuar të dyshuarin B. L., i cili dyshohet se me qëllim të përfitimit material ka bërë kontrabandimin e shtetasve kosovarë, kryesisht të komuniteteve rom, egjiptian dhe ashkali në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian. 

Migrimi i pjesëtarëve të minoritetit të komuniteteve: rom, egjiptian dhe ashkali ka pasur rritje të theksuar kohëve të fundit.

Për këtë arsye Policia Kufitare është mobilizuar dhe ka ngritur vigjilencën për parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie si dhe zbulimin dhe arrestimin e të dyshuarve potencialë për kontrabandimin e tyre.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)