20 Prill 2024

Arrestohen të dyshuarit për veprën penale të ‘vjedhjes së rëndë’

Klinë, 29 shtator - Të shtunen në stacionin policor në Klinë është lajmëruar rasti i ‘vjedhjes së rëndë’ të kryer në rr. “Skënder Rexhepi” në Klinë, tek ‘HIDRO –FATI’, ku kryesit e panjohur kishin vjedhur 11 copë pompa të ujit, vlera e të cilave është rreth 3000 euro.

Njësia e hetimeve së bashku me krimteknikën kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast është informuar edhe prokurori i shtetit dhe pas përfundimit të vendit të ngjarjes vazhdohet me hetim të këtij rasti.

Gjatë hetimeve intensive të menjëhershme hetuesit tek parku i qytetit tek ‘Malishgani’ kanë vërejtur dy të dyshuar së bashku me një veturë të tipit ‘Mercedes’.

Pas verifikimit të veturës ka rezultuar se vetura ishte me targa të keqpërdorura dhe ishte pa regjistrim dhe menjëherë e njëjta është konfiskuar nga zyrtarët policorë.

Pastaj gjatë kërkimit të gjësendeve të vjedhura, në një shkurre të dyshuarit i kishin fshehur 11 copë pompa uji të cilat i kishin vjedhur në dyqanin e cekur më lart.

Të njëjtat janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit shtetit i janë kthyer viktimës, (pronarit) shtetasit shqiptar të Kosovës F. K. (1986).

Për këtë janë arrestuar tre persona të dyshuar, shtetas shqiptarë të Kosovës dhe dy nga ta, shtetasit A. K. (1997) dhe Sh. R. (1997) me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 24 orë. Rasti është duke u hetuar dhe do të procedohet në Prokurorinë e shtetit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)