29 Mars 2024

Rikonfirmohet kërkesa për anëtarësim në Kartën e Adriatikut

Prishtinë, 29 shtator - Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, rikonfirmoi kërkesën për anëtarësimin e shpejtë të Kosovës në Kartën e Adriatikut.

Në kuadrin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, kryesoi takimin e përbashkët të ministrave të punëve të jashtme të vendeve të Kartës SHBA-Adriatike dhe Kartës SHBA-Baltike.

Ky takim u mbajt nën drejtimin e kryesisë shqiptare të Kartës së Adriatikut dhe ju kushtua kontributit të vendeve pjesëmarrëse në përballimin e sfidave aktuale të sigurisë. Në takim morën pjesë ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare dhe vëzhguese të Kartës SHBA-Adriatike; Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia, Kosova, Serbia dhe ato të Kartës SHBA-Baltike; Estonia, Letonia, Lituania dhe Gjeorgjia, si dhe ndihmës sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euro-Aziatike, z. Hoyt. Yee, ndihmës sekretari i përgjithshëm për Çështjet Politike dhe të Sigurisë të NATO-s, ambasador T. Stamatopoulos. Me ftesë të palës shqiptare, në takim mori pjesë edhe Sllovenia.

Në fjalën e tij, ministri Bushati, pasi ilustroi sfidat aktuale për sigurinë evropiane dhe rajonale, si dhe kontributin e Shqipërisë në përballimin e tyre, theksoi domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal në funksion të përballimit të përbashkët të sfidave të sigurisë. Krahas vlerësimit të kontributeve të vendeve pjesëmarrëse në operacionet e drejtuara nga NATO, veçanërisht në Afganistan, ministri Bushati theksoi edhe kontributin e rëndësishëm që Shqipëria, Kroacia dhe SHBA-të japin në mbështetje të aspiratave për anëtarësim Euro-Atlantik të Malit të Zi, Maqedonisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Gjeorgjisë, si dhe rikonfirmoi kërkesën për anëtarësimin e shpejtë të Kosovës në Kartën e Adriatikut.

Vendet pjesëmarrëse, pasi vlerësuan punën e kryesisë shqiptare në drejtimin e Kartës së Adriatikut, mbështetën domosdoshmërinë e intensifikimit të bashkëpunimit rajonal për një përballim sa më efektiv të sfidave dhe kërcënimeve aktuale për sigurinë evropiane dhe atë rajonale. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)