25 Prill 2024

Gjykata e Apelit shqyrton ankesën ndaj Sabri Feratit

Prishtinë, 23 shtator - Sot Gjykata e Apelit do të shqyrtojë ankesën e të pandehurit në rastin Republika e Kosovës ndaj Sabri Feratit. 

Më 19 shtator, 2013, Fehmi Hasani dhe familja e tij ishin përfshirë në një aksident trafiku afër Podujevës.

Aksidenti ndodhi kur një makinë e Policisë së Kosovës, e drejtuar nga polici Sabri Ferati, është kyçur  në tejkalim dhe, duke udhëtuar me një shpejtësi të lartë, është përplasur me makinën e familjes Hasani.

Dy djemtë e zotit Hasani u vranë në aksident, dhe ai, gruaja e tij, dhe një tjetër anëtar i familjes u plagosën rëndë.

Më 21 nëntor, 2013, ndaj policit Sabri Ferati është ngritur aktakuzë me akuzën e rrezikimit të trafikut publik në lidhje me aksidentin. Ai aktualisht është duke u mbajtur në paraburgim.

Pas zhvillimit të seancave dëgjimore më 17 mars 2014, Gjykata Themelore e Prishtinës, Dega në Podujevë, me gjykatësin Gazmend Bahtiri si gjykatës i vetëm gjykues në rastin Republika e Kosovës kundër Sabri Feratit në lidhje me veprën penale rrezikim i trafikut publik, vendosi që të shpallë fajtor për veprën penale të ngarkuar dhe të dënojë atë me gjashtë (6) vite burgim si dhe tri (3) vite ndalim të marrjes së patentë shoferit pas mbajtjes së burgimit efektiv.

Kampanja Drejtësia dhe Qytetarët fton anëtarët e mediave të Kosovës që ta ndjekin seancën dëgjimore e cila do të mbahet  në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)