20 Prill 2024

KFOR ka marrëdhënie te shkëlqyera me Shqipërinë

Prishtinë, 22 shtator - Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo, u takua sot në mëngjes me Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, shkëlqesinë e tij Qemal Minxhozi, në kampin \"Film City\" në selinë e KFOR-it, NATO-s në Prishtinë.

Gjenerali Figliuolo dhe Ambasadori Minxhozi diskutuan për situatën e përgjithshme në Kosovë dhe zhvillimet e fundit politike dhe u pajtuan për rëndësinë e bashkëpunimit në mënyrë që të rrisin gjendjen e sigurisë në rajon.

Gjatë takimit, Gjenerali Figliuolo theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera me autoritetet shqiptare dhe gjithashtu shprehu kënaqësinë e tij për autorizim të shpejtë, të shtunën e kaluar, nga autoritetet shqiptare për të lejuar një helikopter të KFOR-it për të fluturuar mbi territorin e Shqipërise dhe shpëtimit të dy personave të humbur.

Komandanti i KFOR-it vlerësoi Ambasadorin shqiptar për kontributin e jashtëzakonshëm të oficerëve të stafit shqiptar të NATO-s dhënë Shtabit të KFOR-it dhe theksoi profesionalizmin e tyre të madh.

Takimet periodike të kryera nga Komandanti i KFOR it me përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar duke përfshirë autoritetet politike, ushtarake dhe civile në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit përfaqësojnë një faktor kyç suksesi në mënyrë që të harmonizohet qasja gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, përmes dialogut dhe bashkëpunimit.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)