08 Maj 2024

PD pret zbardhjen e dyshimeve të ngritura ndaj hoxhollarëve

Prishtinë, 18 shtator - Partia e Drejtësisë mbështet përpjekjet e institucioneve shtetërore për të siguruar rendin kushtetues dhe sigurinë publike të qytetarëve të vendit.

Mbështetur në këtë qëndrim, PD vlerëson edhe aksionin e djeshëm të Policisë së Kosovës, duke shprehur keqardhje për zgjedhjen e mënyrës së arrestimit si metodë për fillimin e sqarimit juridik të dyshimeve për përfshirjen në veprimtari joligjore dhe kundër rendit kushtetues të personaliteteve publike fetare të vendit.

Duke siguruar qytetarët e vendit se PD mbështet në plotëni institucionet shtetërore të cilat angazhohen që Kosova në asnjë mënyrë të mos bëhet vatër e aktiviteteve terroriste dhe kundër rendit kushtetues të vendit, por theksojmë se këto institucione duhet të dëshmojnë në vepër shkallë më të lartë të ndjeshmërisë për ndjenjat fetare të qytetarëve ndaj udhëheqësve të tyre, si autoritete publike fetare.

PD fton qytetarët në përmbajtje dhe maturi, si dhe mbështetjen e institucioneve shtetërore në përpjekjet e tyre për sigurimin e funksionimit ligjor dhe kushtetues të vendit dhe njëkohësisht pret nga këto institucione zbardhjen e shpejtë të dyshimeve të ngritura.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)