27 Prill 2024

Shqipëria vlerëson punën e sistemit prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 18 shtator - Në ditën e dytë të vizitës në Kosovë delegacioni i Prokurorisë së Përgjithshme të Shqipërisë i kryesuar nga Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, sot në ambientet e Prokurorit të Shtetit të Republikës së Kosovës është takuar me një delegacion me përbërje më të gjerë të Prokurorit të Shtetit të Kryesuar nga ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha.

Ky takim i zhvilluar sot në përbërje më të gjerë të dy prokurorive, pason takimin e zhvilluar dje në mes të u. d Kryeprokurorit Hoxha me homologun e tij Llalla.

Në këtë takim të dy palët kanë biseduar dhe kanë shkëmbyer mendime për punën që është duke u bërë nga të dy prokuroritë, njëherësh kanë paraqitur përvojat e tyre në mënyrë që ato siç thanë ata, të shërbejnë për punë në të ardhmen.

Delegacioni i Prokurorisë shqiptare tha se janë duke e përcjellë me vëmendje dhe interes punën, sidomos atë të kohëve të fundit të Prokurorit të Shtetit, ndërsa përgëzuan dhe mbështetet hapat që është duke i bërë sistemi prokuroria në Kosovë në luftën kundër dukurive kundërligjore.

Gjatë takimit është biseduar edhe për nismat rajonale të sistemeve prokuroriale, ndërsa u.d i Kryeprokurorit Hoxha ka kërkuar nga delegacioni i Prokurorisë së Përgjithshme shqiptare, që prokuroria e Kosovës të mbështetet në këto nisma, për të cilat ka marrë premtimin e prokurorisë shqiptare për mbështetje.

Edhe në takimin e sotëm të dy delegacionet rendësi të veçantë i kanë kushtuar thellimit të bashkëpunimit dhe koordinimit të përbashkët në luftë kundër korrupsionit, krimit të organizuar, terrorizmit dhe dukurive tjera kundërligjore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)