26 Prill 2024

Dënohet i akuzuari R.H

Prishtinë, 18 shtator - Dje një trup gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, ka shqiptuar dënimin ndaj të akuzuarës R. H. në kohëzgjatje prej 5 vjetëve burgim dhe dënim me gjobë në shumë prej 400 Euro.

Gjykata gjeti se e akuzuara R. H., shqiptare, shtetase e Republikës së Kosovës, me vendbanim në Gjilan, ka kryer veprën penale, trafikim me njerëz nga neni 171 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pasi që e njëjta me datë 14 prill 2014 deri më datë 28 prill 2014, një person të gjinisë femërore rekruton, transporton, strehon dhe me anë të kanosjes e detyron të kryej marrëdhënie seksuale me një person të gjinisë mashkullore, në një hotel në Durrës të Shqipërisë  – thuhet në njoftim të Gjykatës Themelore në Gjilan.

Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Afrim Shala, gjatë shpalljes së aktgjykimit ka thënë se ndaj të akuzuarës R. H. vazhdohet paraburgimi derisa aktgjykimi të bëhet i formës së prerë, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar me burgim.

Gjithashtu të akuzuarës ka për të ju llogaritur edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak dhe në paraburgim.

Palët gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit në Prishtinë.

Gjykata Themelore e Gjilanit është themeluar më 1 janar 2013, në pajtim me Ligjin për Gjykatat, si gjykatë e shkallës së parë për komunat: Gjilan, Kamenicë, Viti, Novobërdë, Ranillug, Partesh, Kllokot, Juridiksioni i Gjykatës Themelore mbulon të gjitha çështjet, përfshirë ato penale, civile, ekonomike, administrative dhe rastet me të mitur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)