28 Mars 2024

Vazhdon seanca gjyqësore kundër Fatmir Lumajt

Prishtinë, 18 shtator - Sot në Gjykatën e Apelit në Prishtinë do të vazhdojë seanca gjyqësore në rastin “Kleçka”, pasi kjo gjykatë dje vendosi ta kthej në rigjykim. Seanca gjyqësore do të filloj në ora 10:00, ku të pranishëm do të jenë tre dëshmitarë.

Ndërsa, në seancën e djeshme procesi filloj me dëshmitarin e parë që ishte Afrim Zogaj, vëllau i dëshmitarit X në procesin e kaluar, Agim Zogaj.

Procesi po udhëhiqet nga një kolegj gjyqësor i Gjykatë së Apelit, e të pranishëm ishin të akuzuarit bashkë me mbrojtjen e tyre.

Se a do të marrë pjesë në seancën e sotme gjyqësore Fatmir Limaj, duke marr parasysh se sot në të njëjtën kohë zhvillohet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, për këtë ka folur dje avokati Tomë Gashi.

“Është shumë e qartë se unë nuk mund të përgjigjem në emër të Fatmir Limajt se a do të jetë ai nesër në seancën konstituive të parlamentit të Republikës së Kosovës por e di saktësisht që Fatmir Limaj do të duhet që nesër në ora 10:00 të jetë në këtë gjykatë sepse është obligim ligjor dhe ai do të respektojë”, ka thënë Gashi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)