29 Mars 2024

Arrestohen Shefqet Krasniqi, Enes Goga dhe Fuad Ramiqi?

Prishtinë, 17 shtator - Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, është arrestuar sot në orët e hershme të mëngjesit nga Policia e Kosovës.

Ndër të arrestuarit mësohet se është edhe drejtuesi i partisë LISBA, Fuad Ramiqi.

Sipas burimeve të lajmi.net, sot Policia e Kosovës ka vënën nën arrest imamin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqin.

Motivet e këtij arrestimi nga policia, kanë qenë nxitja e urrejtjes ndërfetare e ekstremizmi Islam.

Ndryshe, para një muaji, janë arrestuar 40 persona të dyshuar se kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak përkrahë organizatave të shpallura terroriste, ISIS dhe Al-Nusra, duke kryer me këtë vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës.

Burime të lajmi.net nga Policia e Kosovës në rajonin e Pejës, kanë bërë të ditur se të mërkurën në mëngjes është arrestuar krye-imami i Pejës, Enes Goga. Ndër të arrestuarit është edhe një imam tjetër nga Peja me emrin Dardan Gjuka.

Motivet e këtij arrestimi janë të njëjta me të Krasniqit; nxitja e urrejtjes ndërfetare dhe ekstremizmi Islam.

Ndërkaq, në Kaçanik raportohet se është arrestuar SH.K, 24 vjeçar.

Vazhdimin e aksionit për arrestimin të dyshuarve si pjesëmarrës apo edhe nxitës të shkuarjes në Siri e ka konfirmuar policia e Kosovës.

Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka thënë për Express se qysh në orët e hershme të mëngjesit, policia është duke kryer një aksion nëpër Kosovë.

“Është duke u kryer një operacion arrestimesh nëpër Kosovë. Tash për tash kaq kam për të konfirmuar sapo t’i marrë detajet do të dalim me një komunikatë”, ka thënë ai për Express.

Arrestime të tilla kanë ndodhur edhe para dy muajsh, e disa të tjera edhe para disa ditësh. Policia edhe më herët ka marrë në pyetje imamin e xhamisë së madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqir dhe më pas e ka liruar.

Operacioni në fjalë është zhvilluar nga Njësia Anti-terror e mbështetur nga njësia Speciale e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)