20 Prill 2024

Kastrati në konferencën vjetore të ushtrive evropiane

Wiesbaden, 16 shtator - Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Kadri Kastrati i shoqëruar edhe nga kolonel Ilir Qeriqi, drejtor i Departamentit për Bashkëpunim dhe Siguri, po marrin pjesë në konferencën e 22-të vjetore të ushtrive evropiane, që po mbahet në Wiesbaden të Gjermanisë (15-17 shtator 2014).

Kjo konferencë po mbahet në organizimin e “US Army Europe” (Ushtria e SHBA-ve për Evropë)   dhe po marrin pjesë Komandantët dhe personalitete udhëheqëse të ushtrive të Evropës dhe komandanti i “US Army Europe”, gjenerallejtënant Donald M. Campbell.

Punimet e konferencës janë ndarë në pesë sesione me tema të ndryshme.

Sesioni i parë është i fokusuar në përfitimet e ndërveprueshmërisë, dhe se si trajnimet në kohë paqeje në nivel shtabesh ndihmojnë qasjen e integruar të komandës, kontrollit, komunikimit, kompjuterëve, inteligjencës,  mbikëqyrjes  dhe zbulimit.

Në sesionin e dytë diskutohet zbarkueshmëria dhe kapacitetet e partnerëve individual, ndërsa në sesionin e tretë diskutohet për bashkëpunimin dhe angazhimin ndërmjet partnerëve për të siguruar mbështetje për objektivat e përbashkëta.

 Sesioni i katërt fokusohet në përfitimet e konceptit të NATO-s, për bashkimin e iniciativave të forcave partnere në operacionet e ardhshme të Aleancës, ndërsa sesioni i pestë ka në fokus se si ushtritë e ardhshme evropiane e aziatike do të angazhohen bashkërisht ndaj kërcënimeve të përgjithshme. Konferenca e 22 –të vjetore, pritet që më 17 shtator t’i përfundojë punimet.    

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)