26 Prill 2024

Vazhdon aksioni në lidhje me largimin e rrethojave në Prishtinë

Prishtinë, 15 shtator - Sot, Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Prishtinës, ka vazhduar me zbatimin e vendimit të Bordit të Drejtorëve në Komunën e Prishtinës, i cili parasheh largimin e të gjitha rrethojave nga objektet publike, përveç në objektet e rëndësisë së veçantë. 

Aksioni i udhëhequr nga drejtori i Inspeksionit, Xhelal Sveçla nisi me largimin e rrethojave që ndodheshin përreth ndërtesës së vjetër të Komunës së Prishtinës, ndërsa në të njëjtën kohë filloi edhe vendosja e shtyllave antiparking, projekt i cili ka për qëllim të lirimin e hapësirave për këmbësorë, duke vendosur pengesat fizike ndërsa realizohet nga Drejtoria e Shërbimeve Publike.

Më pas, aksioni i heqjes së rrethojave ka vazhduar në pjesën e rrethuar tek Enti i Urbanizmit, Poliklinika e Stomatologjisë, si dhe në hapësirat përreth Radio Kosovës dhe televizionit “Kohavision” (KTV), ku edhe janë duke u vazhduar punimet. Ndërsa pronari i parkingut që ndodhet përballë Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), i ka larguar vetë rrethojat.

Policia e Kosovës ishte prezent gjatë realizimit të aksionit për largimin e rrethojave nga institucionet publike që nuk hyjnë në mesin e objekteve të rëndësisë së veçantë, ndërsa palët janë njoftuar 20 ditë më parë me vendimin e Bordit të Drejtorëve në Komunën e Prishtinës që të marrin masa për largimin e rrethojave.

Aksionet për largimin e rrethojave do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. Pas largimit të rrethojave këto ambiente do të gjelbërohen, ndërsa janë duke u vendosur paralelisht edhe pengesat antiparking.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)