20 Prill 2024

Arrestohen tre persona për keqpërdorim të kartelave bankare

Prishtinë, 15 shtator - Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, përkatësisht Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, pas pranimit të informacioneve, dje ka realizuar një operacion policor, me ç’rast ka arrestuar tre persona të dyshuar me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rreme dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo kreditit’.

Bazuar në hetimet policore të dyshuarit dyshohet se në vazhdimësi për disa ditë (gjatë muajit gusht dhe shtator 2014) kanë kryer veprën penale, duke përdorur një pajisje të modifikuar ku kanë tërhequr në mënyrë të kundërligjshme shuma të konsiderueshme të parave nga disa bankomatë në Prishtinë dhe Ferizaj.

Në këtë operacion policor janë arrestuar personat e poshtëshënuar që të gjithë shtetas rumunë: G. L. mashkull 40 vjeçar; E. L. femër 38 vjeçare dhe D. P. mashkull 29 vjeçar. 

Gjatë operacionit policor njëri nga të dyshuarit është kapur në flagrancë nga hetuesit policorë, kurse dy të dyshuarit e tjerë fillimisht janë ndaluar nga patrulla policore e stacionit policor veri-Prishtinë dhe më pas janë arrestuar.

Në cilësinë e provave janë sekuestruar: një veturë  e tipit Seat Toledo; të holla në vlerë prej 7745 euro; pajisja e modifikuar për të kryer veprën penale; katër kartela bankare dhe tre telefona celularë

Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer nën autorizim të prokurorit kompetent dhe të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)