20 Prill 2024

Gjyqtari amerikan Robert Carolan largohet nga Gjykata Kushtetueses

Prishtinë, 15 shtator - Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, është informuar nga gjyqtari Robert Carolan për largimin e tij nga puna për arsye personale dhe i njëjti nuk do të jetë më gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës Kosovës.

“Gjykata Kushtetuese do të vazhdojë me punën e saj si deri më tani”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Pas largimit të Carolan, në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës tani kanë mbetur edhe dy gjyqtar ndërkombëtar. Atyre u është vazhduar mandati me një vendim të presidentes Atifete Jahjaga, ngaqë Kuvendi i Kosovës është jo funksional dhe nuk ka arritur që t’i zëvendësoj me gjykatës vendas.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)