23 Prill 2024

Operacioni policor ‘Dollari’ arreston katër të dyshuar

Prishtinë, 13 shtator - Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsion njësia në Prizren e mbështetur nga njësitet relevante policore, me 12 .9.2014 në rajonin e Prizrenit ka realizuar operacionin policor të koduar “Dollari” më ç’rast ka arrestuar katër  persona të dyshuar me dyshimin e bazuar së  tre prej tyre   kanë kryer veprën penale “Falsifikim i parasë” dhe një për “ Armëmbajtje pa leje”.

Personat e arrestuar janë: B.  K i lindur me 1981;  S. T  i lindur me 1978; Sh. M i lindur me 1991; A.  K i lindur me  1975.

Operacioni policor kishte filluar  pas një pune hetimore dhe disa informacioneve që kishin siguruar hetuesit policor  në rruge operative  se disa persona të dyshuar  janë duke u munduar që të fusin në tregun e Prizrenit para të falsifikuara (dollar amerikan).

Në koordinim dhe me autorizim të  prokurorit përkatës  dhe bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prizren është realizuar operacioni me masa të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, me ç’ rast të dyshuarit  janë arrestuar në  vepër  duke shkëmbyer parat (dollarët amerikan me euro). Bazuar në hetimet preliminare policore  të dyshuarit   kishin rënë në ujdi që 9000 $ (nëntë mijë dollarë amerikan) ti shkëmbejnë  me 2700. € (dy mije e shtatëqind euro). Lidhur me ketë janë konfiskuar të hollat   si dhe automjeti i të dyshuarve si dhe dokumentacion i ndryshëm qe lidhen me veprën penale.

Si vazhdimësi e operacionit policor  janë  bastisur katër lokacione te të dyshuarve,   dhe në njërin lokacion në komunën e Suharekës janë gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provave materiale, dy pushke gjuetie, një revolver një rrethatore me njëzet (20) fishek të pushkës së gjuetisë kalibri 12 mm  dhe disa gjësende të dyshimta si të vjedhura si  mjete elektroteknike etj. 

Lidhur me këto gjësende të dyshimta  është arrestuar i dyshuari i katër A.K  për veprën penale “armëmbajtje pa leje”  dhe gjësendet e gjetura në atë lokacion dyshohet se janë te vjedhura, hetuesit nga stacioni policor Suharekë janë duke hetuar ketë rast.

Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer në konsultim me prokurorin kompetent dhe ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për të vazhduar më procedurat tjera hetimore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)