20 Prill 2024

Funksionalizohet mekanizmi i rasteve me të rënda në drejtësi

Prishtinë, 2 shtator - Prokuroria e Shtetit ka prezantuar planin strategjik për bashkëpunim ndërinstitucional mes Prokurorit të Shtetit dhe agjencive që zbatojnë ligjin në Kosovë në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe Procedurat Standarde të Veprimit (PSV) për përzgjedhjen e Shënjestrave të krimeve të rënda.

Në një konferencë për media, U.D. Kryeprokurori i Shtetit, Sylë Hoxha ka thënë se objektivi i Procedurës Standarde të Veprimit ka të bëje me parandalimin, zbulimin, hetimin dhe ndjekjen e veprave më të rënda, përmes koordinimit dhe harmonizimit të veprimeve të autoriteteve kompetente, dhe shtoi se kjo procedurë duhet të jetë në harmoni me standarde ndërkombëtare dhe kërkesat që kanë të bëjnë me urdhër-rrëfyesin e BE-së për liberalizim të vizave.

U.D i Kryeprokurorit të Shtetit,  tha se qëllimi i këtij mekanizmi është caktimi i 50 rasteve më të rënda në sistemin e drejtësisë në Kosovë, të cilat do të trajtohen me urgjencë nga të gjitha agjencitë që zbatojnë ligjin.

“Një prej kritereve për aplikimin e përzgjedhjes së shënjestrave është që veprat e dyshuara të tjera të rënda dhe që hetimet penale të kërkojnë një përpjekje të përbashkët të dy apo më shumë institucioneve publike, për të qenë në gjendje arrestimi i të dyshuarve, ndalimi i aktivitetit kriminal, marrja, sekuestrimi dhe konfiskimi i përfitimeve të krimit”, tha Hoxha.

Në fund, U.D i Kryeprokurorit tha se institucionet publike kompetente duhet të sigurojnë që përgjegjësia për implementimin e këtij plani strategjikë është pjesë integrale e detyrave zyrtare të institucioneve publike.

Në anën tjetër, Prokurori Shqipdon Fazliu, Koordinatorë Kombëtarë për Luftimin e Krimit Ekonomikë, foli për themelimin e ekipit hetimor në kuadër të dokumentit strategjike të aprovuar nga ana e Këshillit Prokurorial të Kosovës, që ka të bëjë me procedurat standarde të veprimit, në shenjëstrimin e krimeve të rënda dhe bashkëpunimi ndërinstitucional.

Prokurori Fazliu, tha se ky ekip është themeluar në bazë të një rasti të një kompanie të madhe ekonomike, dhe shtoi se inicimi apo themelimi i këtij ekipi hetimor, në asnjë rast nuk paragjykon rrjedhën përfundimtare të hetimit, respektivisht nëse do të ketë aktakuzë apo jo, apo aktgjykimi eventual nëse aktakuza do të paraqitet.

Lidhur me dokument strategjike, ai tha janë marrë nga praktikat më të mira të shteteve të BE-së, nga udhërrëfyesi i BE-së për liberalizimin e vizave dhe se është dokument që gjendet në Strategjinë Kombëtare të Qeverisë së Kosovës për luftimin dhe parandalimin e ekonomisë joformale, luftimin e terrorizmit, krimeve financiare dhe planit të veprimit të periudhës 2014-2018”.

Prokurori Elez Blakaj, njëherësh përfaqësues i Zyrës së Kryeprokurorit  në ekipin hetimorë tha se në kuadër të hetimeve që do të zhvillojnë, do të bëjnë përpjekje të respektohen të gjitha standardet që ndërlidhen me respektimin e lirive dhe të drejtave të pandehurve në procedurë pa paragjykuar.   

Gjatë kësaj konference u tha se të gjithë individët apo subjektet afariste do të trajtohen barabartë para ligjit nga ana e Prokurorit të Shtetit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)