23 Prill 2024

Kolona dhe pritje të gjata në dalje nga Kosova për në Serbi

Prishtinë  31 gusht - Me qëllim të njoftimit të qytetarëve dhe gjithë opinionit të gjerë Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në pikë-kalimin kufitar Merdare dhe Dheu i Bardhë që lidhë Republikën e Kosovës me atë të Serbisë përsëri janë krijuar kolona dhe pritje të gjata në dalje nga Kosova për në Serbi.

Departamenti i Policisë Kufitare edhe përkundër shtimit të personelit policor dhe aplikimit të punës së kontrollit kufitar të përshpejtuar, informon se përsëri sot (31.08.2014)  në pikë-kalimin kufitar Merdare dhe Dheu i Bardhë, janë krijuar kolona me pritje të gjata  në dalje të Republikës së Kosovës për  Serbi. 

Informacionet e ditës se sotme të orës 11:30  tregojnë se në Merdare  në dalje kolona është e gjatë dhe  pritja e cila zgjate  rreth  4 orë. 

Ndërsa në pikë-kalimin kufitar të  Dheu i Bardhë për të kaluar kufirin nga Kosova  për në Serbi sipas informatave të orës 11:30 pritjet janë rreth 1 orë.

Policia e Kosovës me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata, njofton të gjithë qytetaret, dhe njëherit apelon tek të gjithë ata që mund të shfrytëzojnë pikë-kalime tjera kufitare ti shfrytëzojnë ato pasi nuk ka kolona dhe pritje të gjata, duke përfshirë edhe pikë kalimin-kufitar Mutivodë  në drejtim të fshatit Keqekoll  ku nuk ka pritje fare, përveç kohëzgjatjes normale prej 10-15 minutave.

Vlen të potencohet se nga ana e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, puna është duke u zhvilluar normalisht me kapacitete dhe intensitet të shtuar, mirëpo kolonat-pritjet janë duke u shkaktuar si rezultat i fluksit të madh të automjeteve, procedurave që aplikohen gjatë plotësimit të dokumenteve-formularëve  përkatës nga autoritetet serbe.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)