19 Prill 2024

EULEX-i do të vazhdojë të zbatojë mandatin e vet:

Prishtinë, 29 gusht - Bashkimi Evropian njeh të drejtën e mendimit të të gjithë qytetarëve në Kosovë, përfshirë ato të kryetarëve të komunave të veriut të Kosovës. Megjithatë, Misioni do të vazhdojë të zbatojë mandatin e tij në përputhje me dëshirat e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Misioni i merr parasysh shqetësimet e tyre dhe është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit politikë në mënyrë që të gjej një rrugë për përmirësimin e bashkëpunimit dhe për të çuar përpara zbatimin e mandatit të Misionit i cili  është përcaktuar në mënyrë të qartë nga Shtetet Anëtare të 28 të Bashkimit Evropian.

Në lidhje me procedurat ligjore, të cilat janë procese të pandara të mandatit  në ndihmën ndaj  Kosovës  në rrugën e saj për një integrim më të madh evropian në fushën e sundimit të ligjit e të Misionit, theksojmë se nuk duhet të ketë ndërhyrje në institucionet e sundimit të ligjit.

Ky është një parim kyç i Misionit, dhe i sundimit të ligjit në përgjithësi, që drejtësia të zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë dhe askush nuk është mbi ligjin. Ky është standardi i padiskutueshëm ndërkombëtar, dhe ai te cilin misioni e aplikon.

EULEX-i nuk ka bërë asnjë dallim në baza etnike, kur është fjala për zbatimin e sundimit të ligjit në kuadër të mandatit të saj, dhe ç’do sugjerim se kjo mund të bëhet, siç është thënë në raste të ndryshme nga parti të ndryshme, është plotësisht  i sajuar dhe i pabazë.

Është e kuptueshme  se disa  procedura të caktuara ligjore mund të jenë të pakëndshme për disa individë, por në qoftë se ata nuk kanë kryer krime, atëherë ata nuk duhet të kenë frikë të paraqesin veten dhe të kenë mundësinë për të sfiduar ligjërisht çdo akuzë.

Ne ju rikujtojmë se të gjithë janë të pafajshëm deri sa të provohet fajësia dhe ky rregull vlen në të gjitha procedurat ligjore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)