20 Prill 2024

Ministri serb kërkon takim urgjent me EULEX-in dhe KFOR-in

Beograd, 29 gusht - Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanovic, ka kërkuar një takim urgjent me përfaqësuesit e EULEX-it dhe KFOR-it, pas sulmit në zonën e sigurisë në Kurshumli.

\"Unë pres që të mbajmë një takim në ditët në vijim në Beograd\", tha ministri për TV Pink, duke deklaruar se takimi do të mbahet në lidhje me sigurinë absolute të banorëve dhe pjesëtarët e forcave të sigurisë.

Stefanoviq ka thënë se akti i djeshëm ishte një \"sulm terrorist\", dhe që nëpërmjet bashkëpunimit me EULEX-in dhe KFOR-in që të zbulojnë autorët e vrasjes së policit serb, transmeton Telegrafi.

Polici Sindelic, dje në mëngjes u plagos rëndë gjatë një sulmi nga disa persona të paidentifikuar, dhe më vonë ndërroi jetë në Akademinë Mjekësore Ushtarake në Beograd.

Sindelic ishte duke patrulluar në afërsi të një fshati afër Merdares kur hasi ishin në disa persona duke prerë pyllin. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, një shqiptar u vra dhe një tjetër u plagos.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)