29 Mars 2024

FSK-ja ndërtoi rrugën në fshatin Vërbovc të Drenasit

Drenas, 28 gusht - Sot, në fshatin Verbovc të Drenasit u organizua një ceremoni me rastin e përurimit të rrugës së këtij fshati, ndërtuar nga Batalioni i Xhenios së FSK-së, e cila rrugë lidh fshatin dheLapidarin e Komandantit të Lavdishëm të UÇK-së, Ilaz Kodra.

Në ceremoni morën pjesë:Komandanti i Brigadës për Mbështetje Operacionale (BMO), gjeneralbrigadeIlazDërguti, shefi i shtabit të Komandës së Forcave Tokësore (KFT), kolonel NaimHaziri, kryetari i komunës së Drenasit NexhatDemaku, përfaqësues të Batalionit të xhenios të FSK-sëdhe shumë qytetarë të fshatit. Simbolikisht prerjen e shiritit e bënë:

GjeneralbrigadeIlazDërguti, konelNaimHaziri, kryetari i Drenasit, zotëri Demaku dhe përfaqësuesi i fshatitVërboc.
 
“FSK-ja në kuadër të misionit të vetqë ka, rëndësi të posaçme po u kushton realizimit të projekteve të ndryshme, e që janë në shërbim të gjithë qytetarëve të Kosovës”, tha shefi i Shtabit të Komandës së Forcave Tokësore, kolonel NaimHaziri.

Kryetari i komunës së Drenasit,NexhatDemaku me këtë rast, falënderoi FSK-së, për angazhimin dhe realizimin e këtij projekti me shumë rëndësi për banorët e këtij fshati. “Ky projekt ishte më se i nevojshëm për banorët e fshatit Verbovc.FSK-ja po dëshmon se është në shërbim të qytetarëve të Kosovës, për çka unë në emër të komunës i falënderoi shumë.”

Shefi i Shtabit të Batalionit të Xhenios, major IlmiRamushollii informoi të pranishmit për punën e pjesëtarëve të Batalionit të Xhenios, në rregullimin e rrugës së fshatit Verbovc. “Qëllimi i realizimit të këtij projekti ka qenë lehtësimi dhe qarkullimi i lirë i banorëve të këtij fshati. Rruga është e gjatë mbi 3 km e gjerë 5 metra, ku janë shtruar mbi 4160 metra kub zhavorr si dhe është bërë hapja e kanaleve anësore. Kjo rrugë ka rëndësi të veçantë sepse jo vetëm që lidh  fshatin, poredhe Lapidarin eKomandantit të Lavdishëm të UÇK-së, Ilaz Kodra. Në këtë projekt kanë punuar 8 pjesëtarë të Xhenios me 10 automjete të rënda”.

Ndërsa, në emër të fshatit ka falënderuar FSK-së, z. Ilmi Zogu në realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për banorët e fshatit të tij.

Në fund, të gjithë pjesëmarrësit e kësaj ceremoni bënë homazhe dhe vendosen lule të freskëtanë Lapidarin e Ilaz Kodrës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)