24 Prill 2024

PK: Ngjarja ka ndodhur në territorin e Serbisë

Prishtinë, 28 gusht - Policia e Kosovës ka pranuar një njoftim se është plagosur një person, qytetar i Kosovës në zonën kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë konkretisht në lokacionin në  mes fshatrave Dumnicë e Poshtme dhe fshatit Perpellac, komuna e Podujevës  që sipas informatave dyshohet se ngjarja ka ndodhur në territorin e Republikës së Serbisë.


Me të marrë informatën Policia e Kosovës  përmes njësive të rendit dhe ato nga Policia kufitare kanë dalë në atë lokacion me qellim  të marrjes se informatave dhe trajtimit dhe hetimit të këtyre informatave.

Bazuar në informatat që ka Policia e Kosovës disa persona kishin kaluar kufirin në atë zonë me qëllim të prerjes së paligjshme të druve ku sipas informatave kishte ndodhur incidenti dhe personi i plagosur ishte arrestuar nga Policia e Serbisë dhe gjendet në trajtim në Serbi.

Bazuar në ketë rast por edhe rastet e tjera të kësaj natyre Policia e Kosovës vë në dijeni të gjithë qytetarët e Kosovës se veprimet e tilla të kalimit të kufirit në mënyrë të paautorizuar janë veprime të kundërligjshme dhe si pasojë janë të dënueshme.

Duke ju referuar rasteve të tilla Policia e Kosovës apelon dhe  ju sqaron të gjithë qytetarëve të Kosovës e sidomos atyre që banojnë në zonat kufitare se këto veprime përveç që janë  kundërligjore janë shumë të dëmshme edhe për vetë imazhin e shtetit të Kosovës  duke ndikuar edhe në cenimin e  kufirit shtetëror të Republikës së Kosovës dhe  në disa raste si  pasojë e  incidenteve  të dhunshme ka pasur  edhe persona të lënduar.

Policia e Kosovës njofton të gjithë qytetaret se  personat që hasen duke kryer veprime të tilla, do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore ndaj tyre për veprat penale  për kalim të paautorizuar të kufirit apo tentim kalimin e paautorizuar të kufirit dhe prerjes së paligjshme të druve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)