29 Mars 2024

Kosova ende rrezikohet nga minat

Prishtinë, 27 gusht - Që nga përfundimi i Luftës në Kosovë, si pasojë e eksplodimit të minave kanë humbur jetën rreth 116 dhe 458 të tjerë janë lënduar.

Megjithatë duhet edhe më shumë se 10 vjet që të pastrohet i gjithë territori nga minat.
Njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, deri më tani kanë arritur që të pastrojnë mbi 48 milionë metra katrorë tokë nga mjete të ndryshme eksplozive të lëna nga ushtria serbe gjatë luftës. Gjatë kësaj kohe janë gjetur dhe shkatërruar 86 mijë mina dhe mjete të ndryshme eksplozive.

Shef i Qendrës Koordinuese të Deminimit, Ahmet Sallova ka thënë për KosovaPress se ende ka zona që janë të afektuar prej minave dhe mjeteve të ndryshme eksplozive.

“Prej vitit 1999 e deri më tani është arritur një progres i madh në pastrimin në fusha të rrezikshme prej minave dhe mjeteve të ndryshme eksplozive. Deri më tani janë pastruar mbi 48 milionë metra katrorë si dhe janë gjetur dhe demoluar mbi 86 mijë mina dhe mjete të ndryshme eksplozive. Me gjithë progresin e arritur ende ne kemi zona që janë të afektuar prej minave dhe mjeteve të ndryshme eksplozive si dhe nevojitet një kohë e gjatë për pastrimin e të gjitha minave, duke marrë parasysh se njësitë e FSK-së, edhe gjatë operacioneve të tanishme hasim në mjete të ndryshme eksplozive që nga lufta e dytë botërore. Kështu që mund të merrni me mend se sa kohë nevojitet për pastrimin”, ka thënë ai.

Sallova ka theksuar se puna e deminimit është punë e mundimshme dhe që merr shumë kohë, ku për një metër katror duhet të pastrohet çdo centimetër. Sipas tij, për t’u kontrolluar vendi nga minat duhen më së paku edhe dhjetë vite.

“Natyrisht puna e deminimit është punë e mundimshme dhe punë që merr shumë kohë. Mund ta merrni me mend që për një metër katror duhet kontrolluar vendi çdo centimetër, e sa është punë e ngadalshme. Me gjithë progresin e arritur me njësitë e TMK-së, atëherë, organizatat e ndryshme që kanë ndihmuar edhe me njësitë e FSK-së, duke marrë parasysh gjendjen tanishme se sa është e kontaminuar nevojiten më shumë se dhjetë vite që nga tani që të pastrohet i tërë vendi”, tha ai.

Për momentin, njësitet e FSK-së janë duke punuar në disa pjesë të Kosovës, si në Ferizaj, Luzhnicë, Gorancë dhe Vokafc. Nga fillimi i operacionit në këto vende, sipas Sallovës është arritur që të pastrohet mbi 1 milionë metra katrorë dhe tëshkatërrohen mbi 1 mijë 952 mjete të ndryshme.

FSK-ja bënë deminimin humanitar por nuk mungojnë as organizata të cilat kohë pas kohe varësisht nga donacionet që ata i sigurojnë u shkojnë në ndihmë.

“Njësitë e FSK-së janë duke punuar në Ferizaj, në Luzhnicë, Gorance, si dhe e kanë pastruar një zonë tjetër në fshatin Vokafc. Ku kanë gjetur mjete të ndryshme dhe kanë arritur prej fillimit të operacionit Njësitë e FSK-së, kanë arritur të pastrojnë mbi 1 milionë metra katrorë dhe kanë gjetur e shkatërruar 1mijë e 952 mjete të ndryshme”, ka thënë ai.

Njësitë e FSK-së kanë dy njësi intervenuese gjatë 24 orëve. Sallova ka theksuar se kur qytetarët hasin në ndonjë mjet lajmërohen në polici, kurse policia i njofton FSK-në, si rezultat i kësaj FSK ka pasur 1mijë e treqind e dyzet e katër thirrje të tilla, ku njësitë e FSK-së kanë eliminuar 2 mijë e njëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mjete që janë raportuar prej qytetarëve.

Zonat e minuara gjatë luftës nga forcat serbe kanë qenë më së shumti përreth pikave kufitare në perëndim të Kosovës, në jug dhe në lindje. Ndryshe, ditë më parë nga minat kasetore ka vdekur një djalosh i moshës 21 vjeçare në Komunën e Istogut.(RTK)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)