23 Prill 2024

Lirohen 6 të dyshuarit për terrorizëm

Prishtinë, 26 gusht -  Gjykata e Apelit, duke miratuar ankesat e avokatëve mbrojtës të të dyshuarve për terrorizëm më 22 gusht, ka aprovuar 6 ankesa prej 39 sosh sa ishin bërë, duke ndryshuar vendimin e Gjykatës Themelore për caktimin e paraburgimit dhe duke ua zëvendësuar atë me arrest shtëpiak.

Nga paraburgimi janë liruar Berat Këpuska, Burim Konjuhi, Visar Kadriu, Besim Shabani, Agron Lika dhe Gazmend Haliti, të cilët kanë qenë pjesë e grupit prej 40 të arrestuarve nën dyshimet për terrorizëm javë më parë.

Po në këtë seancë Gjykata ka refuzuar ndryshimin e masës së paraburgimit për 33 të dyshuarit e tjerë, të cilët po ashtu përmes avokatëve mbrojtës kishin bërë ankesë kundër caktimit të paraburgimit. Ndërsa njëri nga të arrestuarit nuk ka bërë ankesë fare.

Në arsyetimin e Gjykatës së Apelit për lirimin nga paraburgimi për 6 të dyshuarit për terrorizëm thuhet se të pandehurit janë shtetas të Kosovës dhe se atyre u dihet identiteti dhe vendbanimi dhe se janë persona familjarë.

“Nga shkresat e lëndës nuk rezulton asnjë rrethanë konkrete, e cila arsyeton dyshimin e bazuar se me gjetjen e të të pandehurve në liri do të mund të ikin apo të arratisen, të ndikojnë në bashkëkryesit e tjerë apo në dëshmitarë”, thuhet në arsyetimin e Gjykatës së Apelit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)