29 Mars 2024

Vrasja e agjentit të AKI-së, shteti i pa informuar

Prishtinë, 21 gusht - Informacionet e publikuara në media për dekonspirimin dhe vrasjen e një bashkëpunëtori të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës në luftën e Sirisë, mbesin ende të pa konfirmuara nga institucionet kosovare.

Të mërkurën askush nga mekanizmat shtetërorë nuk ka reaguar përkitazi me raportimet për një rast të tillë.

Gazeta Tribuna ka bërë përpjekje që të kontaktojë me kreun e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Bashkim Smakaj, po kontakti më të ka qenë i pamundur.

Ndërsa ministri në largim i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka thënë se nuk ka informacione sa i përket dekonspirimit dhe vrasjes së bashkëpunëtorit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

“Nuk jemi në dijeni dhe kjo nuk është punë e jona. Agjencia Kosovare e Inteligjencës është agjenci e pavarur. Nuk është kompetencë e imja. AKI-ja i përgjigjet Kuvendit dhe jo Ministrisë së Punëve të Brendshme”, ka thënë Rexhepi. /Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)