25 Prill 2024

Të respektohen shqiptarët në Mal të Zi, të lirohet Naim Prelvukaj!

Prishtinë, 20 gusht - Lëvizja Vetëvendosje! ka ndjekur me shqetësim arrestimin e veprimtarit të njohur Naim Prelvukaj në Mal të Zi.

Naim Prelvukaj është arrestuar bazuar mbi një akuzë të mëhershme që i është ngritur si rrjedhojë e organizimit të protestave që janë zhvilluar për të kundërshtuar vendimin për ndërtim të një vendgrumbullimi mbeturinash në Komunën e Plavës, shumë afër vendbanimeve dhe burimeve të ujit.

Naim Prelvukaj është veteran i UÇK-së i cili e ka vazhduar edhe me tej veprimtarinë e tij në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi. Ai është koordinator i \"Këshillit për parandalimin e ndërtimit të deponisë së mbeturinave\", një rrezik për ambientin dhe trashëgiminë kulturore të zonës.
 
Nuk është hera e parë që në Mal të Zi arrestohen veprimtarë shqiptarë që organizohen dhe ngrenë zërin për të mbrojtur të drejtat e tyre. E drejta për të protestuar dhe për të mbrojtur ambientin është një e drejtë bazike qytetare që nuk mund të shkelet.

Por, në kushtet e tensionit me natyrë etnike, që vijon të mirëmbahet e të shtohet prej politikave qeverisëse të Malit të Zi, jo rrallë shqiptarëve u cenohen këto të drejta qytetare.
 
Lëvizja Vetëvendosje! kërkon prej autoriteteve të Malit të Zi lirimin e menjëhershëm të Naim Prelvukajt dhe respektimin e të drejtës së popullit shqiptar autokton në Mal të Zi për të protestuar e për të marrë vendime mbi zhvillimin e vendbanimeve të tyre.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)