25 Prill 2024

OVL të UÇK-së: të lirohet Naim Prelvukaj

Prishtinë 19 gusht - Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, është shqetësuar thellë me rastin e arrestimit të veteranit të luftës së UÇK-së Naim Prelvukaj, nga ana e policisë malazeze.

Duke e dënuar këtë akt, i cili ka për qëllim frikësimin e qytetarëve shqiptar në trojet shqiptare të okupuara nga Mali i Zi, në kërkojmë lirimin e tij të menjëhershëm. Organet e drejtësisë në Mal të Zi, duhet që të ndërprejnë këto praktika dhe të tregojnë veten se nuk janë vazhdimësi e organeve e politikave të Millosheviqit.

Shqiptarët në Mal të Zi nuk janë minoritet që janë vendosur aty, por ata jetojnë me mijëra vjet në trojet e veta, të cilat fatkeqësisht me marrëveshjen e Shën Stefanit dhe Kongresin e Berlinit, u aneksuan padrejtësisht nga Mali i Zi. Si të tillë, shqiptarët duhet të gëzojnë të drejta të barabarta dhe të mos krijohet atje ambient antishqiptar, sepse me këto politika më së shumti do të dëmtohen malazezët dhe regjimi i tyre antishqiptar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)