19 Prill 2024

Gjeneralë dhe admiralë të SHBA-ve, vizitojnë FSK-në

Prishtinë, 1 gusht - Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) gjenerallejtënant Kadri Kastrati priti sot në ambientet e Kazermës “Adem Jashari” në  Komandën e Forcave Tokësore, në Prishtinë, një delegacion prej 20 gjeneralësh dhe admiralësh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të prirë nga admirali Harold Gehan dhe Mr. Clyde Manning. 

Me këtë rast, komandanti i FSK-së, gjeneral Kastrati falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën e vazhdueshme që po japin në ngritjen profesionale të FSK-së, për bashkëpunimin e mirë që ka edhe me Gardën Kombëtare të IOWA-s.

Gjeneral Kastrati, më pastaj e njoftoi delegacionin e gjeneralëve amerikanë, për të arriturat e përgjithshme të FSK-në, themelimin e saj, shkollimin e kuadrove  brenda dhe jashtë,  trajnimet e përgjithshme, realizimin e shumë projekteve humanitare, që janë në shërbim për të gjithë pjesëtarët e komuniteteve në Kosovë, për bashkëpunimin rajonal dhe të përgjithshëm.

Komandanti i FSK-së, gjeneral Kastrati foli edhe për rekomandimet e dala nga DIRI dhe grupet punuese të FSK-së, për  Rishikimin Strategjitë të Sektorit të Sigurisë si dhe për implementim e saj në të ardhmen. 

Në fund, gjeneral Kastrati u përgjigj në shumë pyetje, të cilat i parashtruan gjeneralët amerikanë që kishin të bënin me rekrutimin dhe menaxhimin e burimeve njerëzore, strukturën organizative të Ministrisë dhe FSK-së, si dhe bashkëpunimin rajonal dhe atë ndërkombëtar. etj.

Në këtë takimin, morën pjesë edhe zëvendëskomandanti i FSK-së dhe komandant i KFT-së, gjeneralmajor Rrahman Rama, gjeneral brigade Zymer Halimi, drejtor i Drejtorisë për Operacione në MFSK dhe kolonel Ilir Qeriqi, drejtor i Departamentit për Siguri dhe Bashkëpunim në MFSK.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)