25 Prill 2024

Lunacek: UÇK-ja luftoi kundër Millosheviqit dhe për pavarësi

Bruksel, 29 korrik - Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek, ka thënë se raporti i Clint Williamsonit për tregti me “organe njerëzore në Kosovë” do të sjellë zbardhjen e përgjegjësisë.

Lunacek ka apeluar te Bashkimi Evropian që sa më parë të formohet gjykata e cila do të merret me pohimet dhe do të ngritë aktakuza kundër individëve përgjegjës.

“Aktakuzat për krimet e dyshuara kundër njerëzimit që kanë kryer luftetarët e lartë të UÇK-së me vite të tëra po i rëndojnë raportet ndërfqinjësore në rajon”, ka thënë ajo, duke shprehur kënaqësinë qe raporti i Ëilliamsonit tash ofron mundësi për zbardhjen e përgjegjësisë.

Ajo ka theksuar se është mirë që në raport flitet për “akuza kundër individëve”, e jo kundër tërë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila ka luftuar kundër dhunës së regjimit të Sllobodan Millosheviqit dhe për pavarësinë e Kosovës

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)