25 Prill 2024

Arrestohen nëntë persona të dyshuar për raste të vjedhjeve

Prishtinë, 29 korrik – Gjatë javës së kaluar, policia e rajonit të Prishtinës ka arritur të arrestojë nëntë persona për raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të veturave si dhe të ndriçojë një numër të konsiderueshëm të rasteve të tilla.
 
Hetuesit  e stacioneve policore të kryeqendrës në bashkëpunim edhe me ata të rajonit dhe stacioneve të tjera janë në vazhdimësi  të operacioneve  për kapjen e të dyshuarve për rastet e vjedhjeve.

Një nga këto operacione të organizuara mirë, u finalizua me sukses më datë 20.07.2014  nga ana e hetuesve të stacionit policor jugu dhe atyre të Podujevës  të cilët pas një hetimi të detajuar ngritën dyshimin e arsyeshëm se në fshatin Bradash, komuna e Podujeves në një lokacion specifik po demontoheshin për tu shitur me pas për pjese rezervë veturat e vjedhura.

Ndërmarrja e këtij operacionit rezultoi me arrestimin e dy personave të dyshuar atë ditë si dhe arrestimin e të dyshuarit të tretë tre ditë më pas përderisa i dyshuari i katërt i njohur për policinë është ende ne arrati.

Në vendin e arrestimit policia gjatë kontrollit të ushtruar arriti të gjejë dhe të sekuestrojë:

•    Pjesë të ndryshme të veturës Golf – V-
•    Pjesë të ndryshme të veturës Golf – III -

pjesë këto të cilat pasi janë ekzaminuar dyshohet se u përkasin dy veturave të vjedhura kohë më parë në zonë jugore të kryeqendrës.

Operacioni tjetër është ndërmarrë më datë 22.07.2014 me ç’ rast janë arrestuar katër persona të dyshuar për raste të ndryshe të vjedhjeve të rënda veçmas të vjedhjeve nga shtëpitë si dhe vjedhjeve të veturave.





Përgjatë këtij operacioni policia gjatë kontrolleve të ushtruara ka arritur te gjejë dhe të sekuestroj:
•    Një veturë BMW,
•    Një veturë Reno Twingo,
•    Çelësa të ndryshëm të veturave dhe banesave,
•    Dy televizor plazma,
•    Një video kamerë,
•    Dy orë dore,
•    38 (tridhjetetetë) mbushje telefoni të Shqipërisë
•    25 ( njëzetepesë) mbushje interneti të Shqipërisë

Ndërlidhur me këto raste policia ka identifikuar edhe një të dyshuar tjetër porse i njëjti aktualisht është në arrati.

Ndërkohë që puna hetimore e policisë javën që shkoi kishte në fokus rastet e vjedhjeve të veturave më datë 24.07.2014 në një aksident të trafikut ku ngasësi i veturës kishte ikur nga vendi i ngjarje policia konstatoi se vetura golf –II- e përfshirë në aksident ishte vjedhur tre ditë më parë në zonën jugore të kryeqendrës.

Vetëm disa orë më pas hetuesit policor arritën të identifikojnë dhe të arrestojnë personin për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se i njëjti është i përfshirë në rastin e aksidentit si dhe vjedhjes së veturës me të cilën ishte shkaktuar aksidenti.

Po të njëjtën ditë më 24.07.2014 në lagjen  “Emshir” në Prishtinë përderisa policia kishte në observim një zonë të caktuar arriti të kapë në flagrancë të dyshuarin për vjedhjen e gomave nga vetura.

Ndërkohë që policia ka arrestuar të dyshuarin ka sekuestruar edhe dy gomat e vjedhura.

Ndaj të gjithë të dyshuarve policia ka shqiptuar masën e arrestit policor dhe aktualisht po punon për të sqaruar dhe ndriçuar të gjitha rrethanat që ndërlidhen me këto raste.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)