26 Prill 2024

Kolona të gjata tek Dheu i Bardhë, revoltohen mërgimtarët

Prishtinë, 27 korrik - ​Radhë të gjata në vendkalimin kufitar “Dheu i Bardhë” afër Konçulit, ku qindra familje të mërgimtarëve po kthehen në vendlindje.

Kolona të gjata të veturave po presim me padurim për të hyrë në vendlindje, Por sërish problem janë procedurat dhe burokracia policore, që aplikohet në të dyja anët e kufirit. Mërgimtarët fajësojnë tollovinë e krijuar edhe për shkak të aplikimit të taksës së sigurimit

Pritjet akoma bëhen të padurueshme pasi që mërgimtarët edhe më shumë bllokohen pasi që iu nënshtrohen pagesave për sigurimin e automjeteve të tyre për të hyrë në territorin e Kosovës, pasi që brenda territorit të Kosovës nuk vlen Kartoni i Gjelbër.

Mërgimtarët shprehen të shqetësuar për situatën e krijuar për çdo vit dhe se për plaçkitjen e tyre nga ana e shtetit, përmes kësaj mase. Familje të tëra me fëmijë dhe familjet e tyre i janë nënshtruar kësaj peripecie nën diell dhe temperatura të larta.

Ata apelojnë që Qeveria e Kosovës sa më shpejt të zgjidhin situatën dhe të krijojnë kushtet për evitimin e kësaj dukurie, që po përsëritet çdo dit dhe që po shkakton probleme për pushimet e mërgimtarëve në vendlindjen e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)