29 Mars 2024

Certifikohen 32 kandidatë të jurisprudencës

Prishtinë, 25 korrik - Në një ceremoni të organizuar nga Ministria e Drejtësisë, sot u certifikuan 32 kandidatë të cilët e kanë dhënë provimin e jurisprudencës në afatin e qershorit të këtij viti.

Në këtë ceremoni morën pjesë Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, përfaqësues të institucioneve të drejtësisë si dhe mysafir tjerë.

Me këtë rast, Ministri Kuçi tha se provimi i Jurisprudencës është shumë i rëndësishëm  për sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe se kandidatët që kanë dhënë këtë provim i kanë hapur dyert vetës që të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë, sistem në të cilin bëjnë pjesë gjykatat, prokuroritë, avokatura etj.

“Provimi i Jurisprudencës është një punë e cila ju detyron të merreni vetëm me drejtësi.  Kjo nënkupton që duhet të merreni me gjyqësi, prokurori, avokati si dhe çështje tjera që do ti ndihmonin drejtësisë në Kosovë. Ju ftojë që njohurit e reja, zhvillimet e reja në drejtësi t’i përcillni dhe t’i implementoni ato. Bashkëngjitja e njerëzve në këtë sistem, besoj që do të jetë një sukses edhe më i madh për të ardhëm e sistemit tonë të drejtësisë”, tha Kuçi.

Për rëndësinë e provimit të Jurisprudencës, ka folur edhe Kryetari i Gjykatës Supreme, njëherësh Kryetar i Komisionit për dhënien e Provimit të Jurisprudencës, Fejzullah Hasani.

Sipas Hasanit, dhënia e provimit të Jurisprudencës ofron kandidatët një hap me afër inkuadrimit në sistemin gjyqësor të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)