25 Prill 2024

Borchardt: Qasja e EULEX-it do të jetë e njëjtë

Prishtinë, 25 korrik - Shefi i EULEX-it në Kosovë, Bernd Borchardt, thotë se asnjëherë nuk i ka thënë askujt që të mos e arrestojë dikë.

Sa u përket hetimeve për akuzat e Dick Martyt, ai ka thënë se EULEX do të ketë rol mbështetës në këto hetime.

“Hetimi i krimeve të luftës, është njëjtë detyrë e jona si hetimi i korrupsionit apo hetime të tjera”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së.\"

\"Bernd Borchardt, ka thënë se pavarësisht se sa do të jetë në numër prezenca e misionit të EULEX-it në Kosovë, qasja e tij do të jetë e njëjtë.

Për Task Forcën që heton pretendimet e senatorit zviceran Marty, thotë se janë bërë jashtë meqë dëshmitarët nuk ishin të gatshëm të hyjnë në Kosovë.

Ai nuk e dëshiron të flas për dëshmitarët e mbrojtur, ndërsa thotë se është e vështirë të thotë se sa mund të zgjasin gjykimet në të ardhmen.

“Është e vështirë të parashikohet. Nëse të akuzuar potencialë deklarohen të fajshëm, shpejtë shkon, e nëse rasti shkon në instanca tjera deri te Kushtetuesja, gjithçka mund të zgjas më shumë”, thotë ai.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)