27 Prill 2024

Arrestohet një person për ‘tregti të ndaluar’

Prishtinë, 24 korrik - Dje nga ora 10:00 deri në orën 14:00 Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me inspektorët e Agjansionit kosovar për produktet medicinale ka realizuar një kontroll në një barnatore në Prishtinë, me ç’rast ka arrestuar një person me dyshimin se ka kryer vepër penale ‘tregti e ndaluar’.

Personi i arrestuar është: S. Ç.  lindur më 1966 m/sh/k

Gjatë këtij operacioni të përbashkët janë gjetur dhe konfiskuar barna për të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara, barna pa banderola të lëshuara nga AKPM-ja.

Barnat e dyshuara se janë kontrabanduar janë gjetur gjatë bastisjes në barnatore, një sasi e konsiderueshme janë gjendur në një aneksi të barnatores dhe pjesa tjetër në bagazhin e veturës së pronarit të barnatores që ishte e parkuar para barnatores.

E gjithë sasia e këtyre barnave është evidentuar në procesverbalet fleta përmbledhëse e mallit të konfiskuar dhe janë konfiskuar nga inspektorët e AKPM-së.

Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer nën autorizim të prokurorit përkatës dhe personi i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë, për të vazhduar me procedura të tjera hetimore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)