24 Prill 2024

Vizat, në fund të vitit 2015

Prishtinë, 24 korrik - Kosova po pret që të marrë raportin e vlerësimit të Komisionit Evropian për përmbushjen e kritereve që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave.

Raporti, sipas njohësve të integrimeve evropiane nuk pritet që t’i mundësojë Kosovës liberalizimin e vizave para vitit 2015.

Sipas tyre, shkak i kësaj është sepse Kosova ka ngecur në pavarësimin e sistemit gjyqësor dhe prokurorisë si një ndër pikat më kryesore të udhërrëfyesit, duke i shtuar këtu edhe migrimin e paligjshëm të kosovarëve që kanë ‘vërshuar’ vendet e Evropës në kërkim të lejes se qëndrimit në BE.

Në pritje të ardhjes së raportit të vlerësimit, ministri i Brendshëm në detyrë Bajram Rexhepi, të mërkurën kishte paralajmëruar një konferencë për media lidhur me këtë ngjarje, por në ndërkohë e ka anuluar konferencën përmes një komunikate.

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)