24 Prill 2024

Kott: SHBA-të do të vazhdojnë të ecin krah për krah me ju

Prishtinë, 23 korrik - Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), mbajti  ceremoni ushtarake për nderë të Atasheut të mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës(SHBA), koloneli James Kott, me rastin e përfundimit të misionit të tij si Atashe i Mbrojtjes i akredituar në Republikën e Kosovës.

Në aktivitetin festiv ishin rreshtuar: Togu Ceremonial i FSK-së, Kuadratet e Njësive të FSK-së, Bendi muzikor i FSK-së ekzekutoi himnet e të dyja vendeve, si dhe në nderim të punës së atasheut amerikan,  luajti edhe dy pika artistike me tematikë nga SHBA-ja dhe Kosova.

Në cemoninë festive morën pjesë; Ambasadrorja e SHBA-ve, në Republikën e Kosovës, Tracy An Jakobson, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, zëvendëskomandanti gjeneral major Rrahman Rama, sekretari i përgjithshëm Shkelzen Sylaj, gjeneralër Zymer Halimi, gëzim Hazrolli, Enver Cikaqi,  Atasheu i radhes i Mbrojtjes, kolonel Chad Butts, atashe ushtarak të akrediatuar në Kosovë si dhe oficerë e zyrtarë tjerë të lartë të FSK-së dhe Ambasadës Amerikane në Republikën e Kosovës.

Në fjalën e rastit ministri i ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku tha se jemi mbledhur për të falenderuar kolegun shumë të mirë dhe mikun e madh kolonelit James Kott, i cili po përfundon misionin e tij në Kosovë si dhe po përfundon karrierën e tij ushtarake.

Marrëdhëniet në mes të shteteve, vazhdoi ministri Çeku ndërtohen bazuar në marrëdhëniet në mes të njerëzve dhe me plot bindje them, shtoi Çeku, se koloneli Kott ka qenë një perfaqësues shembullor dhe i dalluar i vendit të tij dhe popullit të tij.

Me punën e tij me plot përkushtim dhe entuziazëm koloneli Kott ka treguar se është mik i vertetë dhe i sinqertë i Kosovës dhe qytetarëve të sajë, pohoi ministri i FSK-së.

Duke çmuar lartë punën e atasheut amerikan, ministri Çeku shtoi se: “kontributi i kolonelit Kott do të mbetet përgjithmonë këtu me ne”. Kolonel Kott, iu drejtua ministri Agim Çeku, “Gjatë kohës që ju ishit Atashe i Mbrojtjes bashkëpunimi ndërmjet ministrisë për FSK dhe FSK-së me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vazhduar dhe është ngritur në nivelin më të lartë, lidershipi juaj ishte thelbësorë në Rishikimin e Sektorit Strategjik të Sigurisë së Kosovës dhe për të vendosur bazën, dhe përgatitur Forcën e Sigurisë së Kosovës në marrjen e detyrave dhe misionit të ri”.

Më tej, ministri Çeku tha: “Ne e vlererësojmë kontributin tuaj në takimet e rregullta me atashetë ushtarak të vendeve të akredituar në Kosovë, ju gjithashtu keni mbështetur MFSK dhe FSK në operacionet humanitare dhe atyre në asistencë të komuniteteve.

Gjithashtu ministri Çeku i shprehu admirim për angazhimin e atasheut amerikan gjatë periudhës së shërbimit 2012-14, duke potencuar: “Deri më tani nga partneriteti me SHBA-të kemi përfituar  në 100 programe shkollimi në shkolla amerikane, 122 programe ushtarake përfshirë edhe vizitat e udhëheqësve të lartë, 42 aktivitete në kuadër të programit të partneritetit shtetrorë, 17 aktivitete dhe vizita të DIR-it dhe 11 programe në Qendrën Evropiane për Studime në fushën e Sigurisë “George Marshall” në Gjermani.

Para se të përfundoj fjalën e tij, ministri Çeku përmendi gjithashtu edhe kontributin frytdhënës në shkollimin e oficerëve të Kosovës, në institucionet ushtarake  dhe trajnime në SHBA duke përmenduar oficerët që për herë të parë kanë mbaruar Kolegjin e luftës dhe Kolegjin komando shtabor, e gjithashtu edhe Kursin e liderit luftarak, në Qendrën e Stervitjes dhe Doktrinës,  pastaj në ngritjen e Qendrës Rajonale të Ekselencës për Kërkish shpëtim si dhe pjesmarrja e FSK-së në shumë operacione stervitore rajonale dhe në ato të udhëhequra nga Komanda e Ushtrisë amerikane për Evropë( EUCOM).

Në fund, ministri Agim Çeku në emër të MFSK-së dhe FSK i ndau kolonelit James Kott, medaljen “Shërbim i Shquar”,  me motivacion: ” përkrahje të jashtëzakonshme gjatë shërbimit si zyrtarë i lartë i mbrojtjes, atashe i mbrojtjes, pranë Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, për vizionin dhe angazhimin e tij të jashtëzakonshëm në Rishikimin Strategjik të Sektorit të Sigurisë, proces i cili udhëheq transformimin e FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës”.

Koloneli James Kott, Atashe i mbrojtjes i SHBA-ve, në Kosovë pasi pranoj medaljen, pranoj gjithashtu se ndjehet tejet i lumtur dhe i nderuar që Ministria për FSK dhe FSK-ja i kanë bërë këtë ceremoni madhështore me rastin e përfundmit të misionit të tij në vendin tonë. Ai tha gjithashtu se ka emocione të perziera të cilat e ka vështirë që ti kontrolloj apo fsheh.

 Koloneli Kott tha se ky nder dhe ky shpërblim që iu nda nga ministri Çeku është një prej shpërmblimeve më të shtrenjta në karrierën tij ushtarake. Koloneli Kott tha gjithashtu se ky shpërblim paraqet punën e ekipore të anëtarëve ushtarak të ambasadës amerikane në Prishtinë. Koloneli Kott duke përfunduar tha se ndjehet krenar për punën e përbashkët që ka bërë në zhvillimin e vizionit tuaj për Forcat e ardhshme të Armatoura të Kosovës, përmes Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë.  Me ndihmen e ekipit të DIR-it amerikan, ekipi juaj i shkelqyeshëm ka arrit që të shkruaj raportin zhvillimor dhjetëvjeçar (2014-2024), i cili vizionin tuaj e ka shëndërruar në qëllim, e që është një punë shumë e vështirë për një shtet kaq të ri.

Në fund Koloneli Kott tha: “Ju burrat dhe gratë e shkëlqyshme, pjesëtarë të FSK-së, ju keni arritur shumë për dy vite të kaluara, sepse ju keni arritur që të ndërtoni një forcë profesionale dhe multietnike e aftë dhe e përkushtuar për ta bërë rajonin e ballkanit më të sigurtë dhe më stabil,   Koloneli James Kott,  krejt në fund tha: “nuk është e quditëshme që ju mbani ende primatin e institucionit me të besueshëm në vend, spse me punë ju po e provoni këtë çdo ditë, duke u zotuar se  Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ecin krah për krah me ju edhe në të ardhmen.

Koloneli James Kott, që nga viti 2013 ka shërbyer si Atashe i Mbrojtjes pranë Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë. Pasardhësi i tij në detyrë është emëruar koloneli Chad Butts.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)