29 Mars 2024

Certifikohen pjesëtarët e Task-Forcës të FSK-së

Prishtinë, 24 prill - Në ambientet e Regjimentit të Mbrojtjes Civile të FSK-së, në Pomozatin, sot u bë certifikimi i 15 pjesëtarëve të Task-Forcës të FSK-së, të cilët kanë kryer me sukses një trajnim 6 javor për paramedikë të mbajtur nga ekipi i instruktorëve të Mbretërisë së Bashkuar.

Në ceremoninë e certifikimit, morën pjesë: Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Jan Cliff,  komandanti i KFT-së, gjeneralmajor Rrahman Rama, komandantit i BMO-së, gjeneral brigade Ilaz Dërguti, komandanti i RMC-së, kolonel Shaip Haziri, si dhen oficerë të lartë të FSK-së dhe instruktorët e Mbretërisë së Bashkuar.

Me këtë rast,  komandanti i FSK-së, gjeneral Kastrati, fillimisht ka falënderua Mbretërinë e Bashkuar për ndihmën që po japin, për FSK-në, në trajnimin e pjesëtarëve të FSK-së, ambasadorin Jan Cliff  si dhe ekipin e instruktorëve për angazhimin dhe punën profesionale në mbajtjen e këtij trajnimi të avancuar për paramedikë .

 Gjeneral Kastrati u shpreh mjaft i kënaqur me bashkëpunimin e mirëfilltë, ndërmjet FSK-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.

“Synimi i FSK-së është ngritja profesionale e kapaciteteve sipas standardeve të NATO-s” ka thënë komandanti i FSK-së, gjeneral Kastrati, ku në këtë drejtim, një kontribut të madh po jep ekipi i Instruktorëve të Mbretërisë së Bashkuar, përmes trajnimeve të shumta e që janë të një rëndësi të veçantë për FSK-në. “FSK-ja çdo ditë po avancohet më shumë me ngritjen e kapacitet profesionale si: në kërkim-shpëtim, deminim, paramedikë, etj.

Në fund, komandanti i FSK-së, ka përgëzuar pjesëtarët e certifikuar dhe ka kërkuar që me përgjegjësi dhe profesionalizëm të punojnë në realizimin e detyrave të përditshme ”.

Ndërsa, komandanti i RMC-së, koloneli Shaip Haziri, tha se “Paramedikët janë ata të cilët në mënyrë të veçantë japin kontributin në vend ngjarje. Në të gjitha intervenimet e Task Forcës, ata kanë rol kyç për shpëtimin e të lënduarve.

Ky trajnim i avancues u ka sjellë pjesëtarëve të FSK-së, njohuri më të gjëra lidhur me intervenimet dhe paramedizmin. Ata kanë mësuar për qasjen e viktimës, një veprim i cili është prioritet në rastet e Kërkim-Shpëtimit.
Në emër të instruktorëve të Mbretërisë së Bashkuar, ka folur David Derbyshive, i cili lavdëroi interesimin dhe seriozitetin e pjesëtarëve të FSK-së, gjatë trajnimit 6 javor, si dhe për arritjet profesionale të FSK-së.
 
Në fund, gjeneral Kastrati, ambasadori Cliff dhe gjeneral Rama të gjithë pjesëtarëve të FSK-së, të cilët kryen trajnimin për paramedikë, u dhanë certifikata.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)