20 Prill 2024

Aktakuzë për vrasjen e Triumf Rizës

Prishtinë, 24 prill - Sot, një prokuror ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) e ka parashtruar një aktakuzë kundër një të pandehuri në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

I pandehuri akuzohet për Nxitje të personit tjetër për të kryer vrasjen e rëndë të policit të Policisë së Kosovës, Triumf Riza dhe për vepra të tjera.

Ai ndodhet në paraburgim prej muajit janar 2014. Tre persona të tjerë tashmë janë dënuar për veprën Vrasje e rëndë e Triumf Rizës, i cili në muajin gusht 2007, derisa nuk ishte në detyrë, u qëllua për vdekje në një parking në lagjen Dardania të Prishtinës.

Rasti është duke u ndjekur penalisht nga një prokuror ndërkombëtar nga PSRK-ja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)