25 Prill 2024

Qasjet e reja në përmbarimin e aktgjykimeve civile

Gjilan , 24 prill - Gjykatat e Kosovës kanë hasur në vështirësi për shumë vite në përmbarimin efektiv të vendimeve gjyqësore. Sot jemi këtu që të flasim për zgjidhjen e këtij problemi, një zgjidhje e arritur së bashku nga gjykatat dhe programet e USAID-it\' - tha Drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë, Maureen A. Shauket, në konferencën për shtyp të organizuar nga USAID-i në Gjykatën Themelore të Gjilanit.

Kosova po përballet me krizë të rëndë në kapacitetin e gjykatave në përmbarim të aktgjykimeve civile. Anë e kënd vendit janë mbi 100,000 lëndë që po presin përmbarimin në listat e përmbaruesve, ku mijëra prej tyre janë të vjetra mbi 5 vite.

Sistemi i dobët dhe i çalë i përmbarimit të aktgjykimeve ndikon drejtpërdrejtë negativisht në rritjen ekonomike dhe kufizon mundësitë e qytetarëve të Kosovës në koncentrimin e kapitalit, në investimin për të ardhmen e tyre dhe në gjetjen e punësimit.

Bizneset besojnë se ato nuk mund të paraqesin kontestet e tyre para gjykatave sepse gjykatat nuk munden apo nuk dëshirojnë që të përmbarojnë vendimet të cilat janë nxjerrë me procedurë gjyqësore.

Ata mendojnë se si rezultat i kësaj, nuk ekziston qasja e mirëfilltë në drejtësi.

Nën drejtimin e Kryetarëve të Gjykatave Themelore dhe Programit të USAID-it për përmbarim dhe legjislacion komercial, u zhvillua një zgjidhje e këtij problemi e cila është në realizim e sipër.

Në të kaluarën përmbarimi pothuajse përfshinte vetëm konfiskimin dhe shitjen në ankand të pronës së luajtshme. 

Kjo qasje është e shtrenjtë dhe merr shumë kohë, prandaj gjykatat nuk arritën që të mbajnë hapin me numrin e lëndëve të pranuara.

Kufizimet në resurse dhe mungesa e informatave rreth lokacionit dhe pasurisë së debitorëve, limitoi rëndë aftësinë e gjykatave në përmbushjen e rolit të përmbarimit.

Me përkrahjen e USAID-it dhe me punë të përbashkët me Bankën Qendrore të Kosovës dhe Administratën Tatimore të Kosovës, tani gjykatat kanë qasje në burime të reja të informatave.  Tani përmbarimi në xhirollogari bankare dhe në paga po bëhet normë, e jo përjashtim.

U krijua edhe Ekipi Special i Përmbaruesve dhe u punësuan 20 përmbarues shtesë.

Këta persona në punën e tyre dhe me përkrahjen e Programit të USAID-it për përmbarim dhe legjislacion komercial, po fokusohen ekskluzivisht në mbledhjen e këtyre kërkesave dhe po ndihmojnë gjykatat në zgjidhjen e lëndëve të vjetra.

Kjo po ia kthen ekonomisë kapitalin i cili për kohë të gjatë ishte i fjetur pasi që gjatë 8 muajve të kaluar gjykatat mblodhën mbi 1,000,000 euro për kreditorët përmbarues, të cilët gjer tani ishin të privuar nga mundësia që të shfrytëzojnë këto para me qëllim të zgjerimit të biznesit. 

Dhe kjo është dëshmi e qartë rreth progresit të dukshëm në sistemin i cili ka vuajtur për kohë të gjatë.  

\"Ajo çka po diskutojmë sot nuk është premtim i zgjidhjes që pritet të vijë, por është raportim i zgjidhjes që tanimë po funksionon\", Maureen A. Shauket.

Zyhdi Haziri – kryetar i Gjykatës Themelore të Gjilanit tha se:

 “Ajo që dua të them dhe që është edhe në interesin e publikut është zgjidhja e lëndëve përmbarimore me dokument të besueshëm, ku në këtë rast Gjykata Themelore e Gjilanit ka treguar rezultate pozitive në bashkëpunim me Programin e USAID-it.

Në qoftë se deri para pak kohësh në Gjykatën tonë kanë qenë mbi 5 mijë lëndë përmbarimore me dokument të besueshëm, ne me ndërmarrjen e masave dhe ndihmën e Programit të USAID-it, përmbarim dhe legjislacion komercial (CLE) kemi arritur që të zgjidhim një numër të madh të këtyre lëndëve. Me ndërmarrjen e këtyre masave është arritur që të kryhen mbi 50 % të këtyre lëndëve apo shprehur në numra mbi 2500 lëndë.

Kjo ka ndikuar në masë të madhe që qytetarët të jenë më të kënaqur me punën e Gjykatës dhe rritjen e besimit të tyre në Gjykatën Themelore të Gjilanit. “ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)