26 Prill 2024

Nato e përgatitur për të gjitha aksionet në Evropën Lindore

Bruksel, 24 prill - Nato forcon praninë ushtarake në Evropën Lindore, për shkak të krizës së Ukrainës. Një formacion po udhëton drejt shteteve baltike. Drejtimin e manovrës do ta marrë një anije gjermane. 

Manovra synon të demonstrojë vendosmëri: pesë anije të njësisë për pastrimin e minave të NATO-s janë nisur të martën (22.04.2014) nga Kieli në veri të Gjermanisë drejt shteteve baltike.

Objektivi kryesor i misionit në Detin Baltik është që shteteve baltike t\'u demonstrohet solidariteti i Natos, tha zëvendësshefi i shtabit të forcave të armatosura të NATO-s, Arian Minderhoud.

Në fund të majit anija furnizuese gjermane \"Elbe\" do të bashkohet me grupin e anijeve dhe do të drejtojë manovrën e pastrimit të minave.

Për shkak të krizës në Ukrainë NATO shpalli javën e kaluar se do ta përforcojë praninë e saj ushtarake në Evropën Lindore. Por kjo do të ketë natyrë \"thjesht defensive\" dhe nuk duhet parë si kërcënim ndaj Moskës. Bëhet fjalë vetëm që të qetësohen aleatët.

Por: \"Nëse do të dalë e nevojshme, javët dhe muajt e ardhshëm do të marrim masa të tjera\", tha sekretari i Përgjithshëm i Natos, Anders Fogh Rasmussen, në shpalljen e vendimit të Këshillit të NATO-s.

Anijet do të qarkullojnë në ujëra ndërkombëtare dhe pjesërisht edhe në zonat e sovranitetit të shteteve anëtare. Aktualisht nuk ka të dhëna për aktivitet më të shtuar se i zakonshmi të rusëve në Detin Baltik, tha Minderhoud.

\"Ne jemi të përgatitur për të gjitha llojet e aksioneve dhe të reagimeve\". Sipas informacioneve të revistës Spiegel NATO ka ndërmarrë që në fund të marsit një mbështetje më të fortë të vendeve në kufirin lindor.

Njësia multinacionale \"Standing Nato Mine Countermeasures Group 1\" vepron që prej më shumë se 40 vjetësh në Detin Baltik. Pjesë e njësisë janë pesë anije. \"Por misioni i tanishëm do të ketë një profil pak të ndryshëm\", tha Minderhoud. Ai do të jetë \"më intensiv dhe më i rëndësishëm\".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)