28 Mars 2024

Arrestohen dy të dyshuar për ‘trafikim me qenie njerëzore’

Prishtinë, 23 prill - Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ), ka bërë arrestimin e dy personave të dyshuar, nën dyshimin e bazuar se të njëjti kanë kryer veprën penale ‘trafikim me njerëz’.

Hetuesit policorë kanë zhvilluar një operacion policor, operacion ky i realizuar me 21 prill 2014, i cili ka rezultuar me arrestimin e dy personave dhe identifikimin e viktimës.

Personat e arrestuar në këtë rast janë: I. L. lindur më 1976, në Prizren dhe Sh. C. lindur më 1966, në Dragash.

Sipas hetimeve fillestare dyshohet se të dyshuarit, nën përdorim të forcës dhe kërcënimit, e kanë detyruar viktimën të ushtrojë prostitucion, në një kafiteri në Prizren, që dyshohet të jetë pronë e të dyshuarve.

Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, ku e njëjta është strehuar në shtëpinë e sigurt.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokuroria Themelore në Prizren, ku për të dyshuarit është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)