26 Prill 2024

Konfiskohen rreth 22 kg substancë narkotike, arrestohet një i dyshuar

Prishtinë, 23 prill - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë,  me datën 22 prill 2014, ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi si dhe konfiskimin e njëzet e dy (22) kilogramëve të substancës narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë.

Operacioni policor është realizuar nën dyshimin e bazuar se persona të dyshuar, shtetas të Kosovës, janë duke kryer veprimtari të kundërligjshme, duke transportuar sasi të narkotikëve nga Prizreni për në Podujevë.

Policët patrullues kanë ndaluar automjetin e dyshuar në të cilin dyshohej se transportohej substanca narkotike, ku gjatë kontrollit në brendi të automjetit në një pjesë të modifikuar kanë gjetur dhe konfiskuar 20 paketime me substancë narkotike e dyshuar e llojit marihuanë.

Sipas hetuesve policor sasia e konfiskuar është rreth njëzet e dy (22) kg substancë narkotike, që dyshohet të jetë e llojit marihuanë.

Personi i arrestuar është: Xh. S. Viti i lindjes 1978 

Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje, përderisa njësitet policore janë në vazhdim të hetimeve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)