19 Prill 2024

Komandanti i KFOR-it takon Shefin e Forcave të Malit të Zi dhe komandantin e FSK-së

Prishtinë, 23 prill - Komandanti i Forcës së Kosovës (KOM KFOR), Gjeneralmajor Salvatore FARINA, pranoi për herë të parë në SHP të KFOR-it në Prishtinë, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Malit të Zi, Admiralin Dragan SAMARXHIQ.

Ky takim është pjesë e agjendës së bisedimeve të nivelit të lartë që mbahen në pajtim me Marrëveshjen Tekniko-Ushtarake (MTU), që ndryshe njihet si Traktati i Kumanovës.

Gjeneralmajori FARINA dhe Admirali SAMARZHIQ biseduan për situatën e sigurisë në Kosovë me theks të veçantë për veriun, si dhe për sigurinë në mbarë Kosovën, përfshirë këtu edhe zonën kufitare me Malin e Zi. Ata rëndësi të veçantë i dhanë bashkëpunimit të dyanshëm në mënyrë që situata e sigurisë në nivel rajonal të përmirësohet.

Gjenerali FARINA falënderoi Admiralin SAMARXHIQ për përpjekjet e vazhdueshme që Forcat e Armatosura malazeze i bëjnë për të përmirësuar stabilitetin dhe sigurinë e përgjithshme përmes dialogut dhe bashkëpunimit me të gjithë pjesëmarrësit në rajon.

Gjeneralmajori FARINA dhe Admirali SAMARXHIQ ftuan pasdite Komandantin e FSK-së, Gjeneral-Lejtnant Kadri KASTRATI për një takim trepalësh. Gjatë takimit trepalësh, SAMARXHI Q, KASTRATI dhe FARINA biseduan për çështje të sigurisë, shkëmbyen informata, në veçanti për fushat e kapaciteteve që kanë të bëjnë me kërkim-shpëtim, emergjenca, vërshime, asgjësim të mjeteve plasëse, xhenio dhe emergjanca mjekësore.

KOM KFOR-i nënvizoi se NATO-ja mbështet Forcën e Sigurisë së Kosovës “brenda mandatit të tanishëm”. “Këto kapacitete thelbësore”, theksoi KOM KFOR-i, “e bëjnë FSK-në të aftë të bëhet një pjesëmarrës të rëndësishëm në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit për të kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin rajonal.”

KOM KFOR-i theksoi përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovë pas Marrëveshjes së 19 prillit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe konfirmoi përpjekjen e vazhdueshme të misionit të NATO-s për të kontribuar në ambient të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes, duke krijuar kështu kushtet e nevojshme për të mbështetur dialogun dhe përparimin për të gjithë njerëzit në Kosovë.

Admirali SAMARXHIQ theksoi rëndësinë e “Konferencës A5” që do të mbahet në qershor të vitit 2014, ku shefat e mbrojtjes së Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kroacisë, ish-Republikës Federale të Maqedonisë dhe Malit të Zi, do të takohen për të diskutuar për çështjet e sigurisë dhe zhvillimin e aftësive në rajon për tu përgjigjur situatave emergjente. Vendet e tjera të Ballkanit, si Sllovenia dhe Serbia, do të marrin pjesë si vëzhgues, gjersa një ftesë do t’i zgjatet edhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

KOM KFOR-i takohet rregullisht me shefat e mbrojtjes së katër vendeve që kufizohen me Zonën e Përgjegjësisë së KFOR-it, kryesisht me Shqipërinë, ish-Republikën Federale të Maqedonisë, Malin e Zi dhe Serbinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)