19 Prill 2024

Arrestohen të dyshuarit për shkak të veprave penale

Gjakovë, 23 prill - Pas një pune intenzive nga ana  e Njesisë se hetimeve pran Stacionit policor në Gjakovë sot është  arrestuar i dyshuari  S. K (1990)  nga fshati Firajë KK Gjakovë, i dyshuar për vepër penale Vrasje në Tentativë  me date 20.04.2014 në Gjakovë.

Gjithashtu është  konfiskuar edhe një armë automatike e tipit AK-47 dhe 8 fishek te kal. 7.62 mm me të cilën armë  dyshohet se është  kryer vepra penale e vrasjes në tentativë.

Me urdhër të prokrurorit të shtetit për krime të rënda Gjakovë ndaj të  dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orë.

Po ashtu,  Njësia e Hetimeve pran Stacionit Policor Gjakovë , në bashkëpunim me njësitet e policisë kufitare Regjioni Perendim në Gjakovë  me datë 21.04.2014 ka arrestuar një shtetas të Shqiperisë Ardian J. (1994) nga Kukësi ,  i cili pas hetimeve intenzive është evidentuar si i dyshuar në 23 raste penale të Vjedhje të rënda dhe Vjedhje të kryera në Gjakovë, të cilat janë konstatuar në prani të avokatit të tij mrojtes.

Ndaj të dyshaurit është ngritur kallxim penal dhe rastin do ta procedoi në Prokurorinë e shtetit ,Njësiti i hetimeve pran stacionit policor Gjakovë.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)